Katari, Luksemburgu dhe Singapori kanë një të përbashkët. Mund të jenë ndër vendet më të vogla në botë, por kjo nuk e ndalon ekonominë e tyre t’i rendisë këto shtete në 3 vendet e para më të pasura në botë. Bazuar në të dhënat nga FMN, revista Global Finance Magazine rendit 23 vendet më të pasura në botë. Disa territore të vogla, të tilla si Lihtenshtajni, Nauru, Vatikani, Monako, San Marino dhe Andorra nuk janë përfshirë në studim.
1.Katar
2.Luksemburg
3.Singapor
4.Norvegji
5.Brunei Darussalam
6.Honk Kong
7.Shtetet e Bashkuara të Amerikës
8.Emiratet e Bashkuara
9.Zvicra
10.Australia
11.Kanada
12.Austri
13.Irlanda
14.Holanda
15.Suedi
16.Islanda
17.Taivan
18.Gjermani
19.Kuvaiti
20.Danimarka
21.Belgjika
22.Japonia
23.Mbretëria e Bashkuar
Republika Demokratike e Kongos është në anën tjetër të spektrit dhe ka qenë vendi më i varfër në botë gjatë periudhës 2010-2013.