Planeti tokë ka një shumëllojshmëri vendesh të cilët qëndrojnë të strukur dhe nuk njihen nga ne. Një dokumentar i prodhuar nga Carles Cardelus ka hedhur dritë mbi këto destinacione që janë pjesë e kontinentit tonë.
Ishujt Socotra, të cilët janë pjesë e Oqeanit Indian ofrojnë një pamje të jashtëzakonshme. Pjesë e kësaj panorame janë rreth 800 specie të rralla të florës dhe faunës, nga të cilat një pjesë nuk gjenden në asnjë vend tjetër në botë.
Socotra është 155 milje larg nga Somalia, dhe aty jetojnë 40 mijë banorë që kanë qenë të izoluar nga nga bota moderne prej kohësh. Banorët e këtij vendi vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm traditat dhe zakonet e tyre.
Në këtë ishull buk gjendet hotele liuksoze dhe ka shum pak njerëz të cilët flasin anglisht.