Një prej njerëzve më të gjatë në botë, çeku Tomas Pustina ka ndërruar jetë në moshën 38- vjeçare pas një ataku kardiak.Tomas ishte 2.26 metra i gjatë.
Ai vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore, por megjithatë kjo nuk e pengoi atë të merrte pjesë në një film horror ku luajti krah aktores Salma Hyek.Lajmin e hidhur e dha motra e të ndjerit Iveta Zackova, ditën e mërkurë.
“Tomas vdiq në gjumë në paqe. Zemra e tij dështoi. Ne do ta varrosim këtë javë në një funeral me njerëzit e afërt”, tha ajo.