Vdes në Bolivi 123-vjeçari

Kuriozitete

Vdes në Bolivi, një person i cili falë moshës së tij pretendonte të thyente edhe rekordin e të qenit njeriu më i moshuar në histori. Carmelo Flores Laura para se të ndahej nga jeta deklaronte se ishte 123 vjeç. Ai gjeti vdekjen në mënyre natyrale në fshatin e tij të lindjes në afërsi të Lumit Titicaca. Një indian Aymara i fiseve te vjetra në Bolivi kishte dokumente kombëtare që mbështeteshin në certifikatën e pagëzimit të tij, në të cilën thuhej se data e lindjes së Carmelos ishte 16 korrik, 1890. 123-vjeçari ka lënë si pasardhës vetëm një djalë.