Ndonëse kisha katolike prej më shumë se dy dekadash e ka lejuar kremimin ose djegien e trupit të një të ndjeri, së fundmi zyrtarë të Vatikanit deklauruan se shpërndarja e hirit ose mbajtja e tij në një vazo në shtëpi është e gabuar.
Sipas udhëzimeve të reja, hiri i të ndjerit duhet të ruhet në një vend të shenjtë, siç janë varrezat. Ai nuk duhet ndarë mes familjarëve, nuk duhet hedhur në det apo në vende të tjera, dhe as të shndërrohet në bizhuteri apo sende të ngjashme, siç ka filluar të ndodhë vitet e fundit.
Sipas përfaqësuesve të selisë së shenjtë, kjo praktikë krijon ide të gabuar, në lidhje me vdekjen, që nga besimi se vdekja është fundi definitiv i jetës, tek ideja që trupi ynë bashkohet me natyrën dhe bëhet pjesë e një cikli rilindjeje. Në Shqipëri, teknika e kremimit ose djegies së trupit pas vdekjes (me pëlqimin e familjarëve të të ndjerit), është miratuar me ligj në vitin 2014.
Burimi: CNN