Modelja 16 vjeçare që dikur quhej “vajza më e bukur në botë” në moshën 6 vjeçare, parakaloi për ‘Dolce & Gabbana’ në javën e modës në Milano të shtunën mbrëma. Thylane Blondeau u bë e famshme që në moshën 4-vjeçare. Pasi bëri debutimin e saj të parë në modë, vogëlushja u fotografua për Vogue dy vite më vonë.
Adoleshentja franceze tani është modele dhe ka më shumë se 1.6 milion ndjekës në Instagram.