Të krahasohesh me gjenitë e njohur si Stephen Hawking dhe Albert Einstein nuk është diçka që i ndodh çdo personi.
Prandaj kur i thoni Sabrina Gonzalez Paterskit se është shumë larg njerëzve mesatar, padyshim se nuk mund të jetë shaka.
Është vetëm 23 vjeçe dhe Paterski ka arritur atë që shumica e njerëzve nuk mund ta bëjnë gjatë tërë jetës.
Kur ishte vetëm 14 vjeçe, ajo e kishte ndërtuar motorin e aeroplanit pa e ndihmuar askush.
Për të mos mjaftuar kjo, atë aeroplan ajo e kishte pilotuar përgjatë liqenit Michigan, duke u bërë personi më i ri që e piloton aeroplanin e vet.
E gjithë kjo aventurë kishte marrë dy vite, ndërsa të gjithë ngjarjen e kishte dokumentuar dhe ngarkuar në YouTube.
Ajo pastaj kishte diplomuar në vitin 2010, ku profesorët asnjëherë nuk kishin pushuar ta lavdëronin inteligjencën dhe motivin e saj.
Pas vetëm tri viteve në MIT ajo e kishte arritur notën më të lartë që ekziston prej 5.0.
Tani ajo është duke punuar në doktoraturën e saj në Universitetin e Harvardit, me liri të plotë akademike dhe pa pengesa nga stafi – e krejt kjo në moshën 23 vjeçe.
Çfarë e bën këtë vajzë edhe më interesante, është fakti se ajo nuk është më e interesuar në ndërtimin e aeroplanëve, por vëmendjen e saj e ka kthyer te fizika.
Gjatë një interviste me Marie Claire këtë vit, ajo kishte thënë: “Bëhuni optimistë për atë që besoni se mund ta bëni. Kur jeni të vogël, përsëritini gjërat që doni t’i bëni kur të rriteni – besoj se është e rëndësishme të mos hiqni dorë nga ato ëndrra”. /Telegrafi/