Pas tryezës së Krishtlindjes, një ndër shqetësimet kryesore të shumë zonjave në këtë periudhë është menuja e fundvitit, e cila është gjithmonë në përpunim e sipër. Mënyra më e mirë për të mirëpritur vitin që vjen është pranë familjes dhe njerëzve të dashur e sigurisht që ushqimi është një nga ata ‘’çelësa magjikë’’ që mund të ‘’hapë’’jo vetëm stomakun, por edhe zemrën e gjithkujt. Por, krahas gjelit të detit dhe bakllavasë klasike ekziston edhe një armatë e tërë ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën e askujt. Living ju zbulon cilat janë ato, si dhe mesazhet dhe simbolet kuptimplota që fshihen pas tyre:
Rrushi
Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.
Mishi i derrit
Shumë njerëz mendojnë se mishi i derrit është ushqimi që sjell më shumë fat në krahasim me ushqimet e tjera, veçanërisht nëse konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Kjo për arsye se derrat janë të shëndoshë, gjë që simbolizon shëndet dhe begati. Ata gjithashtu kërkojnë ushqim me hundë duke ecur gjithmonë përpara, që përkthehet si progres. Mishin e derrit ju mund ta konsumoni në forma të ndryshme, si proshutë, salsiçe etj shkruan Shendeti.
Shega
Përplasni një kokërr shegë në dysheme – Në Greqi, në natën e vitit të ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë, kjo bëhet me qëllim që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.