Çamçakëzat
Qeveria e Singaporit ka filluar ti mbajë rrugët e pastra që prej vitit 1992, vit në të cilin vendosi të ndalonte çamçakëzat. Gjithashtu në vitin 2004 ajo ndaloi importimin e çamçakëzit. Përjashtim bëjnë vetëm çamçakëzat që përdoren për qëllime mjekësore dhe çamçakëzat nikotine.
Vezët Kinder surprizë
Mos u shqetësoni, nuk ka asnjë përbërës të rrezikshëm në çokollatën Kinder. Arsyeja e vetme që ky produkt është i ndaluar ne SHBA është sepse lodra brenda çokollatës konsiderohet e rrezikshme. Sipas (FDA) Administratës së Ushqimit, një objekt jo i ngrënshëm brenda një objekti të ngrënshëm klasifikohet si nië rrezik për tu mbytyr.
Ketchup-i
Ketchup-i ka qënë për vite në qendër të debateve ushqimore. Franca e ka ndaluar dikur nga ushqimet shkollore të fëmijëve të vegjël. Ndërsa disa restorante në të gjithë vëndin bënin reklama për ndalimin e tij në mjediset e tyre. Por zhurmën më të madhe e bëri kur Izraeli e ndaloi Heinz-in nga shitja e ‘ketchup’ sepse receta nuk përmbante mjaftueshëm domate.
Kafeja
Kafeja është parë gjithmonë si mënyra më e mirë për të filluar ditën, por nuk ka qënë gjithmonë kështu. Në shekullin e 16-të kisha Katolike ndaloi pirjen e kafesë. Në vitin 1675 Mbreti Anglez Charles II ndaloi plotësisht veprimtarinë e gjithë kafeneve, me frikën se ato shërbenin si vëndtakime ku aktivistët shprehnin pakënaqësite e tyre.