Pula e Krishtlindjeve në Japoni
Në Japoni, sezoni i Krishtlindjeve është koha më e mrekullueshme e vitit. Gatimi kryesor është pula e skuqur, por jo vetëm. Japonezët gjithashtu kanë në meny një tortë speciale të Krishtlindjeve.
Kūčios, në Lituani
Kūčios, ky një ushqim tradicional i Lituanisë për Krishtlindje, që gatuhet në 24 dhjetor të çdo viti. Por ky ushqim nuk është i lehtë për t’u gatuar, sepse kërkon deri në një javë kohë për t’u gatuar. Disa nga produktet që përmban ky ushqim janë, domatet, kërpudha ose qepë, patate, karota, kërpudha, bukë dhe boronica.
Latkes në Izrael
Që nga Mesjeta, latkes është një pjesë e rëndësishme e traditës së Hanukasit. Latkes janë patate të skuqura në vaj. Gjithashtu ka edhe ushqime apo ëmbëlsira të tjera si monedha të vogla me çokollata, që marrin fëmijët nga të afërmit.
Patë e skuqur për Krishtlindje, në Gjermani
Festivali gjerman i Krishtlindjeve është historikisht i përqendruar rreth patës së Krishtlindjeve. Një traditë që daton nga Mesjeta, konsumimi i patës fillimisht ishte e lidhur me Ditën e Shën Martinit, por më pas u bë pjesë menysë së Krishtlindjeve. Shpesh e mbushur me mollë, gështenja, qepë dhe kumbulla të thata, pastaj i pjekur me borzilok. Shërbehet me lakër të kuqe, lëng mishi dhe lakër turshi. Receta më e vjetër e njohur për këtë pjatë vjen nga një libër gatimi i botuar në 1350, Das Buch von guter Speise.
Panettone në Itali
Italia ka shumë tradita kur bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjeve. Në disa vende, italianët gjatë Krishtlindjeve konsumojnë shtatë peshq të ndryshëm të përgatitur në shtatë mënyra të ndryshme. Ëmbëlsirat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm gjatë sezonit të festave dhe në veri të Italisë, një nga ëmbëlsirat më të famshme të festave është panetone, një tortë me fruta të thata, çokollatë dhe arra.
Pudingu i Krishtlindjeve, në Angli
Kjo pjatë mund të marrë shumë emra, por anglezët e quajnë pudingun e Krishtlindjeve. Kjo ëmbëlsirë nuk është traditë vetëm për Anglinë, por edhe për Irlandën dhe disa vende të SHBA-së. Gatuhet kryesisht nga kastravecë, vezë, erëza dhe fruta të thata, pudingu i Krishtlindjeve laget me raki para se të shërbehet.
Bûche de Noël, ëmbëlsira e Krishtlindjeve në Francë
La Büche de Noël është një ëmbëlsirë që përfaqëson simbolikisht trungun e trëndafilit. Ngjan pak a shumë si një tiramisu, edhe pse në formë role, përmban mascarpone, krem karamel dhe limon.
Bullgaria
Kolivo, gruri i zier me sheqer dhe arra, është shpesh ushqimi i parë që shfaqet në tavolinat e bullgarëve gjatë Krishtlindjeve. Ngjan me një puding. Ndonjëherë shërbehet me mjaltë, dhe përmban fruta të thata. Përveç Bullgarisë, kjo ëmbëlsirë është parë si traditë edhe në Serbi, Rumani, Gjeorgji dhe Ukrainë.
Melomakarona , Greqia
Biskotat e ëmbla me shije portokalli ngjyhen në mjaltë dhe e mbulon me arra. Të njohura melomakarona, këto biskota shpesh thuhet se të shijojnë më shumë si bakllavaja.
Ëmbëlsirat në Poloni
Një tjetër vend me biskota në menu është Polonia. Kołaczki janë ëmbëlsira të pjekura, të mbushura me reçel. Por mund të përgatiten me mbushje të ndryshme sipas preferencave.
Bacalao në Meksikë
Bacalao, është një ushqim i veçantë për shumicën e vendeve, por është një pjatë e zakonshme në Meksikë. Në Meksikë, Bacalao a la Mexicana gatuhet me domate, qepë, patate dhe ullinj, shkruan dritare.net
Saffron Buns në Suedi
Këto janë disa ëmbëlsira karakteristike që gatuhen për Krishtlindje në Suedi. Pjatat e para zakonisht kanë peshk, të dytat ushqime të ftohta si proshutë, ndërsa ëmbëlsira e fundit është kjo pjatë karakteristike suedeze.
Derri i skuqur në Filipine
Ushqimi kryesor që konsumohet në Filipine për Krishtlindje është kjo superpjatë gjigante me derrin e skuqur. Sigurisht që konsumojnë dhe ushqime të tjera, si peshk, kërpudha, perime dhe turshi.
Amerikanët vazhdojnë të dhurojnë këtë kek me fruta
Ky kek është traditë nga çdo familje amerikane, të cilin e dhurojnë te të afërmit e tyre kur shkojnë për vizitë.