Kulla e Pizës është një atraksion shumë i madh për turistët . Të gjithë dëshirojnë të bëjnë foton e famshme duke “mbajtur mbi duar” kullën. Por, mesa duket duhet të nxitoni nëse e keni Pizën në “To do list” pasi pas pak kohësh ajo ka probabilitet të drejtohet akoma edhe më tepër. Në këtë përfundim kanë arritur profesorët Salvatore Settis, Carlo Viggiani dhe Donato Sabia, anëtarë të grupit të monitorimit pas më shumë se 17 vjet vëzhgim të lëvizjeve të monumentit të famshëm, i cili mbledh me mijëra turistë.
Në 20 vite kulla ka rikuperuar rreth 4 cm pjerrësi nga “parashikimet” dhe stabiliteti i saj është më mirë se asnje herë tjetër. Studiuesit takohen çdo tre muaj dhe bëjnë matjet e duhura për lëvizjet e kullës dhe këtë herë surpriza është se Kulla e Pizës nuk po vazhdon të varet, ajo ka qëndruar konstante nga matjet e fundit.