Yndyra mund të tkurrë trurin tuaj.
Studiuesit kanë gjetur prova se truri i personave të moshës së mesme dhe i atyre mbipeshë ka të njëjtën sasi të materies së bardhë sa truri i një personi të dobët, por 10 vjet më i vjetër.
Obeziteti luan një rol të rëndësishëm në “moshën e trurit” duke shkaktuar tkurrjen e tij më shpejt sesa do të ndodhte te një person më i dobët.
Me kalimin e kohës truri ynë tkurret në masë, edhe pse ende nuk është e qartë se pse obezët kanë një reduktim të madh të materies së bardhë. Ekipi studioi sasinë e materies së bardhë në 527 persona të moshës nga 20 deri në 87 vjeç dhe të dhënat e tyre u ndanë në dy kategori: persona me peshë normale dhe persona mbipeshë. Duke krahasuar sasinë e materies në grupet respektive studiuesit gjetën se truri i personave mbipeshë ishte rreth 10 vite më të vjetër se truri i atyre me peshë normale. Ata gjithashtu u shprehën se rënia në masë e materies së bardhë ishte e dukshme te personat e moshës së mesme dhe jo të re, edhe pse nuk ka një teori për ta shpjeguar këtë.