Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi. Një modele 24-vjeçare është gjetur e masakruar në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë.
Sipas njoftimit të policisë, modeles Ekaterina K. i ishte prerë fyti dhe ishte qëlluar disa herë me thikë, më pas trupi ishte kyçur në valixhe. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
Modelja e njohur, blogere dhe një studente e shkëlqyer, e cila kishte fituar shkollimin për mjekësi, ndiqej nga rreth 80 mijë persona në rrjetin social “Instagram”. Sipas autoriteteve, modelja kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga i dashuri i saj 35-vjeçar dhe ishte lidhur me një 52-vjeçar.