Ky produkt tashmë njihet nga të gjithë dhe madje pjesa më e madhe, e kanë reklamuar atë në Instagram. Bëhet fjalë për Slime, produkti i cili përdoret si antistres apo lodër për fëmijët, duke i dhënë çfarëdolloj forme që ju dëshironi. Por, edhe pse është kthyer në trend, askush nuk ka folur deri tani për rrezikun që ai përmban.
Sipas ekspertëve, kjo është një lodër e dëmshme. Në përbërje të saj, ka nivele të larta kimikatesh, në mënyrë që të bëhet e ngjitshme dhe të jetë e përshtatshme për “lojën” tuaj. Prindërit janë paralajmëruar që të mos i lejojnë fëmijët të luajnë me të. Disa nga efektet anësore të Slime, janë dhimbjet e barkut, alergji apo të vjella.