Tre gjëra të çuditshme që as ju vetë nuk i keni ditur për trupin tuaj…

Kuriozitete

1. Një foshnje e seksit femër lind me miliona vezë
Një fetus i gjinisë femërore (në madhësinë e një bananeje) e fillon jetën me 6 deri në 7 milion vezë. Në lindje, vajzat foshnje kanë 1 deri në 2 milion vezë; në pubertet është afër 400,000. Në moshën 37 vjeç rreth 25,000 e rreth të 50-ave grave mund t’u kenë mbetur 1000 vezë .
2. Gjoksi juaj i majtë është më i madh sesa i djathti.
Studime të shumta tregojnë se asimetria është jashtëzakonisht e zakonshme dhe tek 62% femrave gjoksi i majtë është më i madh se i djathti.
3. Në vaginë jetojnë baktere
Ndërsa të gjithë flasin për mikrobiomën e zorrëve, probiotikët shumë pak e dinë se dhe vagina është një organ që sillet rreth ekuilibrit të baktereve të mira e të këqija. Në vaginë prodhohet acid laktik për të ruajtur pH acidik për të parandaluar rritjen e baktereve të këqija. Në fakt, hulumtimet kanë treguar që një ekuilibër i shëndetshëm i mikrobeve vaginale mund të mbajë larg SST, majat infeksione të traktit urinar dhe vaginozën bakteriale.