Përveç frikës se mund të ishe ti apo ndonjë i,e njohur i infektuari i radhës me Koronavirus, pështjellimit të çuditshëm që u krijua si pasojë e izolimit të menjëherë dhe 1001 pseve për të ardhmen, duhet ta pranojmë që neve femrat e patëm pak të vështirë pjesën e karantinës, pasi sallonet e bukurisë u mbyllën plotësisht. E megjithatë nëse shumica prej nesh rezistoi thuajse 3 muaj pa krehur, prerë e lyer flokët, dijeni që ka edhe nga ato që s’e kanë parë parukerinë për shumë vite.
Jo s’është legjendë urbane e as ndonjë barsoletë virtuale, por historia e një gruaje amerikane nga Teksas, e quajtur Holly Garrido, e cila nuk priste flokët prej 7 vitesh.
Flokët e gjatë janë konsideruar gjithmonë një simbol i feminilitetit dhe për një natyrë moskokëçarëse si gruaja 40 vjeçare, kujdesi ndaj tyre s’ishte edhe aq i rëndësishëm, por gjërat ndryshuan pasi i dashuri i saj i zemrës i propozoi të martoheshin.
Holly jo vetëm që vendosi të ndryshonte look, por të ndante historinë e saj në një program në Youtube, i cili ndiqet në kohë reale nga mijëra ndjekës. Shndërrimi i saj i ka lënë pa fjalë të gjithë dhe tanimë ajo është kthyer në një sensacion në rrjetet sociale.