Rreth e rrotull botës ekzistojnë tradita të ndryshme për Vitin e Ri. Këto tradita që ndiqen prej vitesh nga njerëzit pretendojnë se sjellin fat. Më poshtë mund të njiheni me 5 prej tyre, që janë me të vërtetë shumë të çuditshme.
1.Konsumimi i rrushit në Spanjë
Në Spanjë njerëzit duhet të konsumojnë 12 kokrra rrushi një të njëjtën kohë dhe nëse ja dalin mbanë do të thotë se do të kenë fat vitin tjetër.
2.Në Amerikën Jugore veshin të brendshme me ngjyrë
Për të përcaktuar fatin për vitin e ardhshëm njerëzit në Amerikën Jugore veshin të brendshme me ngjyrë. E kuqja do të thotë dashuri, e bardha paqe, ndërsa ngjyra e floririt do të thotë pasuri.
3.Në Zvicër njerëzit hedhin akulloret në tokë për fat
Ne do të mërziteshim nëse do të rrëzonim akulloren në tokë, por në Zvicër kjo bëhet me qëllim. Në ditën e vitit të ri të gjithë hedhin një akullore në tokë, për të pasur fat në vitin tjetër.
4.Në Kili njerëzit flenë në varreza natën e vitit të ri
Në Kili njerëzit preferojnë ta kalojën natën në varreza, për të sjellë paqe tek shpirti i vdekur.
5.Në Irlandë njerëzit qëllojnë muret me bukë
Ky veprim konsiderohet se largon shpirtrat dhe fatin e keq.