Finalja e filmit të suksesshëm, Titaniku është një ndër më të famshmet në historinë e kinematografisë, por ndërkohë edhe një nga më dramatiket. Situata tragjike me të cilën mbyllet në fund filmi që ka fituar 11 cmime Oskar, ka bërë shumë njerëz të mos i mbajnë dot lotët.
Ajo që disa prej jush ndoshta nuk e dinin, është që ai mund të kishte pasur një fund tjetër.
Në finalen e filmit, ashtu sic e kemi parë tashmë, zbulojmë se Rose e kishte varësen me vete. Pasi tregoi historinë e saj, vendosi ta hedhë në oqean, në kujtim të dashurisë së saj, Xhekut.
Por varianti parë, ashtu sic e donte regjizori Cameron, do të kishte qenë katastrofë! Në variantin fillestar, ekipi I kërkuesve me në krye Bill Paxton, kërkon që ta ndalojë Rozën ta hedhë varësen. “ Po e kërkon thesarin në vendin e gabuar, Zoti Lovett. Vetëm jeta është e pacmuar, njësoj sic do ditë të cilën e bën ta meritojë”, thotë gruaja në momentin që ekuipazhi I bërtet të mos e lëshojë varësen, dhe një nga studiuesit duhet t`I thoshte Rozës: “ Kjo zonjë, ta shpif!” Jo dhe aq e bukur si finale, apo jo?