Mengjesi i sotem e ka gjetur kryeqytetin sërish nën reshje bore. Ata qe kane nxituar ne pune, apo ne aktivitete te tjera qe ne oret e para te mengjesit kane pasur shoqeri edhe reshjet e bores.
Sinoptikanet parashikojne qe edhe mëngjesin e së mërkurës dëbora të shfaqet edhe në zonat e ulëta dhe bregdetare. Sipas Meteoalb, paraditja e së mërkurës do të ketë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar thuajse të gjithë territorin nga reshje të pakta dëbore, përjashtuar zonat Jugperëndimore. Ndërsa gradualisht pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke sjellë edhe kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen gjatë natës duke shënuar sipas zonave nga -3°C në 0°C në zonat e ulëta dhe bregdetare (përjashtuar jugperëndimin) dhe -8°C në zonat malore (përjashtuar zonën Radomirë – Shishtavec ku pritet -11 apo -12°C). Edhe mesdita mbeten me temperatura të ulëta ku maksimumi në rang territori pritet të ngjitet në 8 – 9°C.
RESHJET
Sot pasdite në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit. Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës. Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: +1 / 7 në vendet e ulëta: +1 / 5 në vendet malore: – 8 / 2 °C
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes./Panorama