16 shkurti shënon zyrtarisht hyrjen e vitit të ri kinez dhe sipas përllogaritjeve të sistemit kohor hënor kemi hyrë automatikisht në vitin e qenit. Nisur nga shenja juaj përkatëse ne do t’ju tregojmë se cili është ai tipar në karakterin tuaj për të cilin s’jeni fort krenarë.
Miu (1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008)
Të pamëshirshëm: Shpesh prirja juaj për ta arritur medoemos suksesin ju shtyn të bëni pakt me djallin. Lakmia e madhe ju çon drejt thashethemeve dhe jeni të gatshëm të shfrytëzoni këdo si dhe të nxirrni në pah pikat e tyre të dobëta për të shkëlqyer vetëm ju në mes të të gjithëve.
Bualli (1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009)
Kokëfortë: Janë zero mundësitë të ndërroni mendim nëse ju është ngulitur në kokë diçka dhe pikë. Kaq shumë këmbëngulës, ju keni një mënyrë tuajën të të bërit gjërat dhe zor se pranoni ndryshime. Nuk jeni fort të hapur ndaj risive.
Tigri: (1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010)
Të pamatur: Përgjithësisht njerëzit e kësaj shenje janë shumë impulsivë. Duke qenë se entuziazmohen para kohe shkojnë drejt vendimeve të gabuara.
Lepuri (1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011)
Negativë: Ndjeshmëria dhe butësia i bën lepujt të tërhequr, konsevatorë dhe të turpshëm. Pasiguritë e shumta shkakton përherë dyshime se mos gjërat do të shkojnë keq.
Dragoi (1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012)
Gojëhidhur: Shpesh janë energjikë dhe të qejfit, ama ndonjëherë tregohen aq të pasjellshëm dhe arrogantë sa bëhen të padurueshëm.
Gjarpri (1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013)
Hakmarrës: Një gjarpër nuk e harron kurrë çfarë ti i ke bërë dhe në mos në një mënyrë në një tjetër do të hakëmerret.
Kali (1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014)
Thashethemaxhinj: Edhe në rast se nuk duan, kuajt e kanë të pamundur të mos merren me fjalë. Janë kaq të ndjeshëm sa hapin thesin dhe nisin tregojnë gjithçka, sekreti i cilitdo oqftë.
Dhia (1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015)
Pa humor: Janë përgjithësisht njerëz që duan qetësi, krijojnë barrierat e tyre dhe nuk kanë shumë nerva. Janë pikërisht ata që i shikon mundësisht gjithë ditës turivarur.
Majmuni (1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016)
Të shkujdesur: Vetëkrijojnë kushedi sa e sa situata të sikletshme për faktin se nuk njohin limite. Ata mund të mos kenë asgjë tendencioze me ty, por thjesht se njohin sensin dhe kufinjtë e shakasë.
Gjeli (1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017)
Kryelartë: Gjithë kjo kryelartësi i bën të konfliktohen disa herë me të tjerët. Nuk pranojnë se kanë gabuar, mendojnë se janë përherë me të drejtë dhe vetëbesimin e kanë të tepruar.
Qeni (1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018)
Nevrikë: Debatet do të jenë të shumta me dikë të shenjës së qenit pasi marrin zjarr shumë shpejt. Ju jeni në mes të debatit, ata thonë ç’kanë për të thënë dhe largohen pa e vrarë shumë mendjen.Derri (1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007)
Naivë: Mundohen përherë të shohin më të mirën te njerëzit dhe t’i justifikojnë përherë dhe atëherë kur gjërat janë shumë të qarta. Janë besues të verbër!