Thuajini lamtumirë vapës përvëluese, prej kësaj dite priten stuhi shiu e rrebeshi në të gjithë vendin

Kuriozitete

shiuwer

Pas shiut të furishëm fundjavën e kaluar, duket se temperaturat do të vazhdojnë të ulen ndjeshëm në të gjithë territorin e vendit. Valës së nxehtë etiketuar si “Luçiferi” i erdhi fundit, të paktën për rajonin e Ballkanit. Ditët në vazhdim duke filluar nga fundjava do të karakterizohen nga reshjet e shiut e rrebeshit pasi sipas sinoptikanëve, i gjithë gadishulli i Ballkanit përfshirë dhe vendin tonë do të pësojë rënie të theksuar të temperaturash deri në 7 gradë. Sipas MeteoAlbTermometri, temperatura maksimale nuk do e kalojë vlerën 36. Në jugun e Shqipërisë gjendja paraqitet e njëjtë dhe moti do të karakterizohet nga luahtje e vranësira.