Thuajini ‘lamtumirë’ njëherë e mirë getave të grisura me këto pesë këshilla!

Kuriozitete

geta
1.Futini në ngrirje: E dimë çfarë po mendoni në këto momente. Me siguri kjo ju duket këshilla më absurde që keni lexuar ndonjëherë, por ja që funksionon dhe duhet bërë vetëm një herë. Sipas ekspertes Denise Caldwell, gjëja e parë që duhet të bëni pasi blini geta të reja është t’i lagni me ujë të ftohtë dhe më pas t’i fusni në ngrirje.
2. Lyeni getat me llak flokësh: Jeni bërë gati, fustani dhe truku duken mirë, por mungojnë vetëm getat? Para se të dilni nga shtëpia, mos harroni që të spruconi pak llak flokësh në të gjithë gjatësinë e tyre. Llaku i flokëve i ndihmon të qëndrojnë të fiksuara dhe nuk lë kurrfarë shenje. I njëjti truk këshillohet edhe për çorapet prej najloni ose dantelle.
3.Lyeni këmbët me krem para se të vishni getat: Jo vetëm fytyra, por edhe pjesët e tjera të trupit kanë nevojë të hidratohen. Lyerja e këmbëve paraprakisht me krem, bën që getat të rrëshqasin më lehtë dhe ju ndihmon t’i tërhiqni sa më lart. Kini kujdes me gjatësinë e thonjve të këmbës. Mund të jetë shkaku kryesor pse shihni gropëza të vogla tek fillimi i getave.
4.Larja: Gabimi i parë që bëjnë shumë femra është t’i fusin getat direkt në lavatriçe. Pavarësisht dendësisë së tyre, janë delikate ndaj mos rrezikoni më kot, por lajini me dorë ose futini brenda një këllëf jastëku kur i lani. Një truk tjetër interesant është që gjatë larjes me dorë, të shtoni 1 lugë sheqer në legen ose kovë. Çuditërisht sheqeri e bën më rezistent materialin e getave.
5.Blini një produkt cilësor: Përpara se të blini geta kontrollojini me dorë në gjithë sipërfaqen e tyre dhe kushtojini rëndësi cilësisë së materialit. Nëse papritmas shihni në vrimë të vogël në geta, lyejeni me manikyr të tejdukshëm. Do të pengojë shqepjen në vende të tjera.