Thashethemet ndikojnë për mirë dhe meshkujt bëjnë më shumë se gratë

Kuriozitete

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por, sipas studimeve, ne kalojmë rreth 52 minuta në ditë duke diskutuar me dikë për një person tjetër. Kjo gjë njihet ndryshe dhe si thashetheme! Sidoqoftë, ekspertët kanë zbuluar se ka diçka në lidhje me thashethemet që e bën atë një proces të rëndësishëm shoqëror, dhe të gjithë ne mund ta përdorim atë për përfitimin tonë.

Ekziston një stereotip që thashethemet nuk janë të mira, bisedimet mbrapa kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të dikujt. Në fakt, thashethemet rezultojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme dhe ne e bëjmë atë për një arsye.

Së bashku me kolegët e saj, Megan Robbins, një psikologe në Universitetin e Kalifornisë, bëri disa studime për të zbuluar pasojat që kanë thashethemet. Ekipi studioi bisedat e 467 personave që ranë dakord të dëgjonin bisedat e regjistruara rreth tyre. Rezultatet e studimit thyen disa stereotipe rreth thashethemeve: së pari, ne kalojmë rreth 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme, dhe së dyti, vetëm 15% e këyre thashethemet janë negative.

Një tjetër gjë që zbuluan ekspertët është se burrat kanë tendencë të bëjnë thashetheme po aq sa gratë, ndërsa thashethemet e grave duket se janë më neutrale sesa të burrave. Për më tepër, ekstrovertët duket se bëjnë thashetheme më shumë se introvertë, dhe të rinjtë kanë tendencë të përhapin thashetheme negative më shpesh sesa njerëzit e moshuar.

Për më tepër, studimet kanë vërtetuar se edhe ajo 15% e thashethemeve mund të na bëjë mirë. Si? Është e thjeshtë: kur mësojmë se njerëzit flasin për disa tipare ose sjellje të karakterit tonë, ne mund t’i përdorim këto informacione për vetë-përmirësim. Ne mund të ndjehemi të lënduar dhe të irrituar për shkak të thashethemeve që njerëzit përhapin pas shpinës, por ne gjithashtu mund ta përdorim atë si një mundësi për të menduar mbi gjërat që mund të bëjmë gabim dhe t’i rregullojmë ato.