Sipas shumë besimeve, disa njerëz me të cilët kemi kontakte mund të kenë energji negative dhe t’i transmetojnë ato tek ne duke na dëmtuar e bërë keq. Në lashtësi besohej se ky truk me një kokërr vezë zbulon nëse ne jemi të prekur nga energjitë negative. Nëse jeni kuriozë, provojeni edhe ju.
Përbërësit:
– Një vezë e bardhë
– Një gotë qelqi transparente me ujë
– Tri lugë gjelle me kripë
Përdorimi:
Merrni vezën dhe kalojeni atë në të gjithë trupin, nga koka deri te këmbët. Mundohuni të keni një mendje të qartë dhe të jeni të vetëm në shtëpinë tuaj, teksa kryeni ritualin.
Më pas merrni gotën, shtoni kripën dhe prisni pak çastë derisa ajo të tretet.
Vendosni të verdhën e vezëz brenda gotës. Vini re çfarë ndodh në mënyrë që të përcaktoni saktësisht:
Shumë flluska që ngrihen në fillim të ujit
Kjo do të thotë që ju keni grumbulluar shumë energji negative në trupin tuaj dhe ajo kërkon të dalë në një farë mënyre.
Pika si ngjyrë të kuqe në sipërfaqe
Kjo do të thotë sëmundje. Duhet të jeni të kujdesshëm me këtë dhe të gjeni mënyrën për të shkuar te mjeku.
Fytyra e një personi
Mund të duket e pabesueshme, por nëse vini re se forma e vezës i ngjan asaj të një personi, do të thotë se ai subjekt kërkon t’ju dëmtojë.
Format e gjilpërave
Reflekton zilinë e njerëzve dhe ndjenjat e tyre të vërteta ndaj jush.
Shumë flluska
Kjo është një shenjë e qartë e syrit të keq.