Temperaturat e ulëta të kësaj jave; kur pritet dëborë në kryeqytet

Kuriozitete

tirnoire

Prej ditës së djeshme dhe pjesës së parë të ditës së sotme, temperaturat e motit janë ulur ndjeshëm. Në pjesën më të madhe të vendit, sidomos atë veriore, kanë nisur rreshje të dendura dëbore. Meteorologia Tanja Porja ka shpjeguar se si do të vijojë moti pas ngricave të para.
“Temperaturat e ulëta mbërthejnë vendin. Ditët do të kenë reshje të pakta dhe shtim dëbore në të gjithë territorin shqiptar. Mëngjeset dhe darkat do shënojnë ulje temperaturash. Pritet përmirësim i kohës nga e enjtja. Pritet që të mbetemi në vlera të ulëta termike, temperatura të cilat bëjnë që ngricat të jenë ekzistonte gjatë 24 orëshit.
Presim që gjatë natës të së martës dhe orët e para të mërkurës të ketë një përmirësim të vogël të motit.”, ka thënë ajo.