Tani nuk është më surprizë që temperaturat të jenë të larta, jemi në zemër të verës dhe është normale që ato të shkojnë deri në 35 gradë, siç edhe do jenë përgjatë gjithë fundjavës. Ata që nuk kanë ndërmend të shkojnë në plazh të mos shqetësohen sepse në fillimin e javës së ardhshme, temperaturat do të stabilizohen duke arritur në vlerat 29 gradë celcius. Epo, mos kërkoni më pak për mesin e korrikut…
Sa I përket ditës së sotme, ajo do të vijojë të mbetet e kthjellët në Ultësirën Perëndimore ndërsa vransirat shtohen në zonat malore duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri-Verilindje.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi i ulët.
Temperaturat e ajrit rriten me 1-2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur ekstremumet termike nga 14 në 35 gradë.