Temperaturat do të ‘çmenden’ në fund të prillit e fillim te majit

Kuriozitete

didlelp

Siç e keni kuptuar prej ditësh, vera tashmë ka ardhur, që në mesin e prillit, mirëpo temperatura edhe më të nxehta se ato aktualet parashikohen për ditët në vazhdim. Edhe pse parashikohen vranësira lokale, temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë celcius, gjendje kjo që do të vijojë edhe përgjatë majit…
Pasditja e sotme vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, më të shpeshta në Veri dhe zonat Lindore ku priten shira të izoluar.
Kujtojmë se plazhi tashmë ka nisur por bëni kujdes me larjet në det, mos qëndroni gjatë sepse uji do të vazhojë të jetë i ftohtë, të paktën edhe për dy javë!