Mos e mohoni! Shpesh herë i keni kërkuar të dashurit tuaj rrobat e tij, kjo për shumë arsye mbase dëshironi t’a keni afër kur nuk jeni me njëri-tjetrin, ose sepse të gjitha e dimë që rrobat më të bukura sportive mund t’i gjesh vetëm në sektorin e meshkujve.Studiuesit e Universitetit British Columbia tregojnë që të veshësh rrobat me aromën e partnerit pakëson stresin, vetminë dhe ankthin.
Studimi përfshiu 96 gra që provuan rroba të rastësishme me një nga tre aroma të ndryshme- atë të partnerit, të një të panjohuri apo aromë neutrale. Ato veshën bluzën për 24 orë, në mënyrë që studiuesit të masnin më pas nivelet e stresit dhe kortizolit nëpërmjet disa testeve. Ata dolën në përfundimin se grupi që veshi bluzën e partnerit kishte nivel më të ulët stresi sesa ata që veshën atë të një të panjohuri. Kështu që herën tjetër që i dashuri juaj të ankohet që i merrni rrobat, keni një arsye shkencore për t’u justifikuar.