A keni menduar ndonjëherë se pse shumë gra inteligjente dhe të mrekullueshme shpesh janë single? Epo, ato nuk janë vetëm, sepse mendojnë shumë për veten e tyre ose besojnë se janë më superiore ndaj pjesës tjetër, por për shkak se nuk gjejnë djem të denjë për dashurinë dhe respektin e tyre.
1.Ato kanë standarde shumë të larta.
Këto gra janë të vetëdijshme për vlerën e tyre dhe nuk pranojnë të jenë me dikë që nuk përputhet me to. Një djalë duhet të ketë të gjitha karakteristikat e nevojshme që ky lloj i grave po kërkon tek një njeri. Të jesh i fortë, i sigurt, i pavarur dhe ambicioz ka shumë rëndësi.
2.Ato dhurojnë shumë përpjekje dhe energji për t’u përmbushur në sfera të ndryshme të jetës.
Gratë e zgjuara dhe të mrekullueshme bëjnë gjithçka që munden që të jenë më të pavarura dhe të përmirësojnë veten në aspektin personal dhe profesional. Ato nuk presin që gjërat të bëhen vetë. Nga ana tjetër, duket se meshkujt kanë mungesë të kësaj ambicieje dhe angazhimi për të arritur qëllime të larta. Kjo është diçka që këto gra nuk mund t’a pranojnë.
3.Ato tashmë ndihen të plotësuara.
Ky lloj i grave nuk ka nevojë për një djalë që të ndihet e plotësuar emocionalisht dhe e përmbushur. Ato tashmë kanë miq të mrekullueshëm dhe karrierë. Gjithmonë kërkojnë synime të reja dhe ndjekin pasionin. Nëse vendosin të jenë me dikë, atëherë ai duhet t’a respektojë dhe të dijë si të pranojë këtë mënyrë jetese.
4.Ato nuk mund të tolerojnë gjërat e kota
Pse mendonit ndryshe? Këto gra kurrë nuk do të lejojnë që dikush të luajë lojëra mendore me ta. Ato kurrë nuk do të lejojnë që dikush të luajë me ndjenjat e tyre, t’i tradhëtojë dhe t’i gënjejë. E kanë pasur këtë lloj përvoje shumë herë më parë dhe tani nuk do lejojnë të manipulohen përsëri.
5.Endrra fëminore e martesës me princin mbi një kalë të bardhë nuk ekziston më.
Hah, ato janë rritur dhe nuk besojnë në këto mashtrime më. Nuk kanë nevojë për një burrë që të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura. Madje ato e dinë se nuk kanë nevojë për një mashkull që të kenë fëmije dhe nuk kanë frikë të jenë nëna beqare. Tashmë dinë si të krijojnë rrugën e lumturisë së tyre.
6.Ato kurrë nuk janë opsioni i dytë.
Këto gra gjithmonë duan të kenë vendin kryesor në një lidhje dhe nuk pranojnë asgjë më pak. Nëse shumica e djemve janë kaq naiv për të besuar se ata lehtë mund t’i zëvendësojnë këto gra me të parën që gjejnë në mediat sociale, ata e kanë tmerrësisht gabim. Këto gra kanë një shqisë të gjashtë dhe nëse ndjejnë diçka të çuditshme që ndodh pas shpinës, e përfundojnë menjëherë lidhjen.
7.Shumë djem ndihen të frikësuar nga gratë e mençura dhe tërheqëse.
Gjithashtu ky lloj i grave është i vetëdijshëm për fuqinë e tyre. Prandaj, nuk do të bëjnë kurrë sikur janë naive apo budallaqe, në mënyrë që të mos prekin vetëbesimin e një mashkulli apo që mos t’i bëjnë të ndihen inferior. Ato e dinë se çfarë meritojnë dhe nëse dikush nuk mundet t’i përballojë, shumë keq për ta.