Një kantinë vere në Kaliforni do t’ju paguajë 100 mijë dollarë për të jetuar atje falas dhe për të mësuar rreth verës.
Veraria Murphy-Goode, e vendosur në Sonoma Wine Country, kohët e fundit shpalli këtë pozicion të ri pune me kontratë 1-vjeçare, të quajtur A Really Goode Job. Aplikanti i përzgjedhur do të jetojë në mes të vreshtave Murphy-Goode të vendosura në Healdsburg, shtëpia është falas. Ekziston edhe një pagë mujore prej 10 mijë dollarësh, si dhe shumë, shumë verë. Tingëllon si puna e ëndërrave apo jo?
Detyrat konkrete të punës do të formohen për t’iu përshtatur interesave të personit fitues. Sidoqoftë, siç shkruan Murphy-Goode Winery, 90 ditët e para do të përfshijnë mësimin e procesit të vjeljes. Më tej kompania do ndihmojë këtë njeri të ecë përpara në këtë fushë dhe pse jo të krijojë biznesin e tij.
Për të aplikuar, Murphy-Goode Winery po u kërkon kandidatëve të interesuar të paraqesin një video në të cilën ata shpjegojnë pse mendojnë se kjo është puna e tyre e ëndrrave.