Të pabesueshme, por të vërteta

Kuriozitete

 

045pf-500x500
Janë shumë interesante kuriozitet e postuara, ku shumë prej tyre janë vështirë për tu besuar, por të vërteta.

– Në Skoci lindin më shumë flokëkuq se sa në krejt pjesën tjetër të botës
– Krokodili nuk e nxjerr dot jashtë gjuhën e vet
– Është e pamundur të fundosesh në Detin e Vdekur pa ndihmën e pajisjeve
– Qentë mund të stërviten që ta nuhasin kancerin e mushkërive kohë përpara shfaqjes së simptomave
– Mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga Çrregullimi i Varësisë ndaj Facebook-ut
– Thuajse në çdo specie gjitarësh, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt
– Gjirafa mund ta pastrojë veshin e vet me gjuhë
– Një bllok ari i pastër me madhësinë e një shkrepëseje mund të shtrohet mbi një sipërfaqe sa një fushë tenisi
– Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë
– Jetëgjatësia e një peshku të kuq të zakonshëm është mbi 20 vjet
– Kur ju hipin mornicat, qimet që ngrihen “mbërthejnë” ajrin dhe ju mbajnë ngrohtë duke mos e lejuar nxehtësinë e trupit të dalë jashtë
– Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan, miliarder dhe pjesë e Familjes Mbretërore të Abu Dabit, e ka skalitur emrin e vet në ishullin privat Al Futaisi në Emiratet e Bashkuara Arabe
– Duhen deri në dy orë për të zier një vezë struci