Një adoleshente e cila gjeti një shufer me 500 gram ar duke notuar në liqenin Alpin në Gjermani, sapo ka mësuar se mund ta mbajë atë.Autoritetet nisën kërkimet për pronarin e shufrës në verë të vitit të kaluar, kur 16 vjeçarja e gjeti atë, por pas 5 muajve nuk u zbulua se kujt i përkiste. Vajza, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ishte duke vizituar liqenin Konigssee kur vuri re pllakën e artë 2 metra nën nivelin e ujit.Shufra e arit me vlerë 19 mijë dollarë, ka një gjatësi prej 6 cm dhe peshon 5 kg.