Ajo quhet Ash Soto dhe kur ishte 12 vjeç trupi i saj filloi t mbuloj nga disa “njolla” të cilat u përhapën gjithandej. Shokët dhe shoqet e klasës gjithmonë e vinin Ash në lojë duke u bërë të ndihej tmerrësisht keq për trupin e saj.
Sot, ajo është 21 vjeç dhe jo vetëm që nuk turpërohet por është krenare për veten.
“Nuk e dija që lëkura ime ishte kaq e bukur derisa një ditë e pikturova atë me një bojë të zezë” – ka thënë ajo për Daily Mail.