Të ankuarit dëmton trurin dhe tërheq mendime negative…

Kuriozitete

ankim
Edhe nëse nuk ndiheni të lumtur çdo ditë pretendoni se jeni të tillë dhe ndiheni të tillë. Të qenurit gjithëmonë në një humor të keq dhe të ankuarit mund të dëmtojë seriozisht trurin tuaj dhe jo vetëm. Kontakti i shpeshtë me ankesat ka një ndikim negativ në trurin dhe trupin tonë. Është shumë e rëndësishme se sa herë e gjejmë veten duke u ankuar t’a ndalojmë menjëherë këtë veprim. Jo gjithëmonë gjërat funksionojnë si dëshirojmë ne, ne mund t’a ndryshojmë këtë situatë të ndodhur vetëm nëse e shohim pozitivisht.

ankimi1

Disa gjëra nuk ndryshohen dhe për këtë arsye këmbëngulja e vazhdueshme jo vetëm që nuk e zgjidh problemin por ushqen negativitet të vazhdueshëm. Sipas studimeve të kryera nga Universiteti i Stanfordit të ankuarit mund të shkatërrojë zonën e hipokampusit, një zonë që ndodhet në tru dhe është e rendësishme për zgjidhjen e problemeve dhe mendimin inteligjent. Dëmi që mund t’i shkaktohet kësaj zone është vërtetë i frikshëm pasi është zona e parë e trurit që preket nga sëmundja e Alzhaimerit.