Studimi më i fundit i bërë nga Universisteti i “Westminster” zbuloi se njerëzit mund të humbasin peshë ndërkohë që shikojnë një film horror. Kjo ndodh pasi gjatë kohës kur ne shikojmë një film horror rrahjet e zemrës sonë rriten dhe kjo na bën të harxhojmë më shumë kalori. Ndërkohë që pulsi dhe pompimet e gjakut rriten, trupi përjeton një rritje të nivelit të adrenalinës që ndikon në metabolizmin tonë dhe minimizon oreksin. Një film horror prej 90 minutash mund t’ju bëjë të humbisni deri në 113 kalori, të njejtat kalori ju mund t’i harxhoni duke bërë një shëtitje 30 minuta.
Studiuesit kanë matur nivelet e shkallës së zemrës, marrjes së oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Ata zbuluan se filmat e frikshëm nxitën një rritje të rrahjeve të zemrës në shumicën e rasteve. Për ta finalizuar këtë studim ato madje sugjerojnë dhe një listë me tre filma që konsiderohen si filmat me përmbajtjen më të frikshme. Nëse dëshironi të humbisni peshë mund të shikoni:
1- The Shining – 184 kalori
2- Jaës – 161 kalori
3- The Exorcist – 158 kalori