Kompani shumë të mëdha të prodhimit dhe tregtimit të pijeve, kanë nisur një fushatë kundër përdorimit të pipave plastikë. Plastika është shumë e dëmshme për mjedisin dhe shëndetin tonë. Pavarësisht se ju mund të mendoni se pipi nuk mund të shkaktojë probleme në shëndet, shkencëtarët mendojnë të kundërtën.
Dëmton dhëmbët
Kur pini një pije me pipë, pija kalon vetëm në disa vende specifike dhe i gjithë sheqeri përqëndrohet në një vend duke shkaktuar dëmtim të dhëmbëve.
Shkaktojnë gazra dhe fryrje
Në momentin që pini diçka me pipë, bashkë me pijen ju thithni dhe ajër, i cili kalon menjëherë në stomak. Kjo shkakton fryrje dhe gazra.
Përmbajnë shumë lëndë kimike
Pipat janë të bërë kryesisht nga polipropileni dhe shumë lëndë kimike që janë të dëmshme për shëndetin tuaj.
Shkaktojnë rrudha
Nëse jeni një person që i kushtoni rëndësi pamjes, kjo ëhstë një arsye më shumë pse nuk duhet t’i përdorni pipat. Ashtu si pirja e duhanit edhe pipat mund të shkaktojnë rrudhosje më të shpejtë.