Studimi i fundit tregon se lulet e freskëta ulin nivelin e ankthit e depresionin

Kuriozitete

Një buqetë me lule për një mik të sëmurë, apo në rast gëzimi mund të jetë një dhuratë universale, por ky gjesti që të ngroh zemrën është në fakt më i dobishëm se sa mendoni. E dimë se mund t’ju duket befasuese, por lulet e bukura dhe erëmirë kanë mund të kenë disa efekte serioze pozitive për shëndetin tonë.

Shoqëria Amerikane për Shkencën e Hortikulturës ka kryer një studim që vlerëson nëse bimët kanë ndikime terapeutike tek pacientët që u janë nënshtruar një trajtimi mjekësor dhe rezultatet janë shokuese. Nëntëdhjetë pacientë u ndanë në dhoma ose me bimë ose pa bimë!

Sipas studimit, ata që ishin të ekspozuar ndaj luleve kishin presionin e ulët të gjakut dhe rrahje më normale të zemrës, dhimbje më të pakta dhe ndjesitë e ankthit apo lodhjes ishin zbejur me kalimin e ditëve.

Gjetjet nga ky hulumtim në të vërtetë sugjerojnë se lule duhet të jenë “mjekësi plotësuese” për shërimin e pacientëve dhe efekti i tyre nuk zëvendëson trajtimet e specializura.

Sipas një studimi tjetër publikuar në Complementary Therapies In Medicine, buqetat e luleve me të vërtetë mund të na bëjnë të ndihemi më pak të stresuar. Një arsye e mirë për të mbajtur lule në tryezën e punës apo në shtëpi!