Studim: Ja si ti ushqeni fëmijët tuaj që të jenë më të zgjuar

Kuriozitete

qqqult

Fëmijët që konsumojnë fruta, perime, peshk dhe të gjitha llojet e drithërave gjatë tre viteve të para të shkollës dalin me rezultate me të mira se bashkëmoshatarët e tyre që ushqehen jo mirë. Këto rezultate, të nxjerra nga Universiteti i Finlandës Lindore, kanë përjashtuar faktorë të tjerë, si socio-ekonomik, aktiviteti fizik, pesha e fëmijës etj.

Studimi sugjeron se ushqimet ndikojnë në tru në një mënyrë që ne nuk e vlerësojmë as sa duhet, dhe mund të sigurojë të dhëna të rëndësishme për politikëbërësit e shëndetit publik në të gjithë botën.

Në studim u përfshinë 161 fëmijë të moshës 6-8 vjeç, të cilët u monitoruan nga klasa e parë deri në të tretën. Cilësia e dietës u analizua me anë të ditarëve të ushqimit ndërsa aftësitë akademike me anë të testeve të standardizuara. Dieta konsiderohet më e shëndetshme kur është sa më e afërt me “dietën e detit baltik” (e pasur me perime, fruta, peshk, drithëra, yndyra të pangopura dhe më pak mish të kuq, produkte të sheqerit dhe yndyra të pangopura).

Studimi tregoi se fëmijët dieta e të cilëve ishte pasur me perime, fruta, drithëra, peshk dhe yndyra të pangopura, dhe më pak sheqerna, dolën me rezultate më të mira në testet e të mësuarit. Fëmijët që u ushqyen shëndetshëm shfaqën gjithashtu më shumë progres në aftësitë e të mësuarit midis klasës së parë dhe të tretë, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që u ushqyen jo shëndetshëm./albeu.com/