Do të mendoni se fotot që secili prej jush poston në Instagram tregojnë vetëm momente nga jeta jonë por në fakt, ato fshehin gjendjen tonë mendore. Në këtë përfundim ka arritur një studim i cili ka hulumtuar në 166 profile dhe 44.000 postime në Instagram. Studimi është përqendruar në ngjyrat e fotografike, pamjen e fytyrës, si dhe shpeshtia e postimeve.
Studimi ka zbuluar se personat me fotografi të errësuara, të mjegulluara dhe intensitet më të dobët të ngjyrës kanë probleme psikike.
“Këto rezultate tregojnë se si mediat vizuale mund të ndihmojnë në zbulimin e sëmundjeve mentale”, thuhet në studim.
Shkencëtarët konstatuan se personat, të cilët nuk janë të prekur nga depresioni, publikojnë fotografi më të ndritshme dhe më të ngrohta. Njëri nga efektet, i cili perdoret më shpesh nga personat e prekur nga depresioni është Inkwell, i cili fotografitë me ngjyra i shndërron në bardh e zi.
Në dallim prej tyre, përdoruesit që nuk tregojnë simptoma të kësaj sëmundjeje, përdorin efektin Valencia, i cili i shton dritë fotografive.