Sot në mesnatë ndërrohet ora; efektet pozitive dhe negative në humorin tonë

Kuriozitete

oramesnate

Të dielën akrepat e orës do të spostohen mbrapa një orë, duke u kthyer kështu në orën dimërore. Por si lindi ideja e ndryshimit të orës? Çfarë efektesh ka mbi ne dhe shoqërinë tonë? Që në kohët e lashta njerëzit ishin mësuar që ta organizonin ditën e tyre në bazë të ndriçimit të diellit. Por, gjatë shekullit të 19, industrializimi i shpejtë bëri që njerëzit të mësoheshin të çoheshin në një orar të caktuar, pavarësisht stinës dhe orës së daljes së diellit. Në vitin 1905, një anglez arsyetoi se çfarë mund të bëhej kundër kësaj praktike.

Gjatë verës, njerëzit humbisnin tre-katër orë ditë duke fjetur. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Gjermania dhe aleatët e saj e vunë në zbatim këtë praktikë, si masë për të rritur produktivitetin në punë, (për t‘i bërë njerëzit të punonin sa më gjatë të ishte e mundur. Ora e ndryshme vijoi të përdorej edhe pas luftës, në kohë paqeje, me argumentin se kursen energjinë për ndriçim. Ndryshimi i orës u vendos dhe u hoq disa herë në shtete të ndryshme derisa u vendos me ligj që ora të ndryshonte dy herë në vit. Efektet që sjell ndryshimi i orës mbi njerëzit dhe mbi konsumimin e energjisë janë mjaft të mëdha. Më poshtë do iu paraqesim disa efekte të këtij ndryshimi në shifra. 543.800 kËh është kursimi i energjisë vjetore të matur nga “Terna Group”i cili vjen si pasojë e ndryshimit të orës. Kjo sasi energjie është e barabartë me nevojat energjetike të ndriçimit publik në Sicili.

23,1 për qind është përqindja e kursimit vjetor, i cili arrihet vetëm në muajin prill. Ky është muaji me ditët më të “shkurtra” dhe për këtë arsye këto ndryshime rezultojnë më të dobishme. Përdorimi i orës dimërore synon të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit (CO2), të cilat janë të barabarta me një shumë prej 246 mijë ton (vlerësuar nga të dhënat Globales Emetimet-MODELL integrierter Systeme). Kjo është shuma mesatare e emetimeve të CO2 në vit nga 117mijë makinave me naftë (duke pasur parasysh modelin e mesëm që përshkon 12 mijë km në vit sipas ISTAT) +1 për qind është rritja e konsumit të energjisë e përllogaritur nga një grup studiuesish të cilët janë kundër ndryshimit të orës (Universiteti i Kalifornisë).Gjithsesi vërehet se kjo rritje lidhet me përdorimin e kondicionerëve. Rikthimi i orës dimërore nga disa shihet si privimi i një ore gjumë gjë që është e vërtetë, por do të jetojmë një orë më tepër në errësirën e pasdites.
Kjo gjë ndikon në gjendjen tonë emocionale, që përgjithësisht shprehet me trishtim dhe dëshpërim. Por, pavarësisht anëve negative dhe pozitive, jemi të detyruar të përshtatemi me ritmin e ri.
15 për qind e të rinjve prej ndryshimit të orës ndjejnë ndryshime emocionale si për shembull rritim, lodhje dhe vështirësi në të fjetur. Kjo sipas një studimi të Departamentit të Shkencave Psikiatrike në “La Sapienca” të Romës.