Sot është dita më e gjatë e vitit: Ja se çfarë nënkupton solstici veror

Kuriozitete

21 Qershor është dita e gjatë e vitit. Teknikisht, solstici, – thënë ndryshe dhe ndalimi i diellit, i verës ndodh kur dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me boshtin tokësor. Soltici veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.

Për sa orë do të kemi diell më 21 qershor?

Kjo varet nga shteti dhe qyteti ku jetoni. Sa më në veri të jeni, aq më shumë orë dritë dielli do të mund të keni.

Më 21 qershor do të jetë perëndimi më i vonë i diellit, gjatë gjithë vitit?

Jo domosdoshmërisht. Vetëm për shkak se 21 qershor është dita më e gjatë e vitit për Hemisferën Veriore nuk do të thotë që çdo vend ka lindjen më të hershme të diellit ose perëndimin më të vonë të diellit më 21 qershor.

A do të jetë 21 qershori dita më e gjatë në gjithë historinë e tokës?

Ndoshta jo, edhe pse i afrohet shumë. Që kur Toka ka pasur oqeane dhe hënë, rrotullimi i saj rreth diellit gradualisht po ngadalësohet për shkak të fërkimit baticor. Rreth 4.5 miliard vjet më parë, Tokës iu deshën vetëm gjashtë orë për të përfunduar një rrotullim të plotë. Rreth 350 milionë vjet më parë, u deshën 23 orë. Sot, natyrisht, asaj i duhen rreth 24 orë. Dhe ditët gradualisht do të vazhdojnë të jenë më të gjata.

Thënë këtë, çdokush do të mendonte se 21 qershori 2018 është dita më e gjatë në gjithë historinë. Por në të vërtetë nuk është kështu. Kjo për shkak se fërkimi i baticës nuk është e vetmja gjë që ndikon në rotacionin e Tokës; ka disa faktorë kundërveprues. Për shembull, shkrirja e akullnajave po shpejton rrotullimin e Tokës, duke shkurtuar ditët me disa fraksione të një milisekonde. Po ashtu, aktivitetet gjeologjike, tërmetet, rrymat e oqeanit dhe ndryshimet sezonale të erës mund të përshpejtojnë ose ngadalësojnë rrotullimin e Tokës.

Po t’i vendosim të gjithë këta faktorë së bashku, shkencëtarët kanë vlerësuar se dita më e gjatë në historinë e Tokës (deri më tani) ka të ngjarë të këtë ndodhur në vitin 1912. Solstici i verës i atij viti ishte periudha më e gjatë e dritës së diellit që Hemisfera Veriore ka parë ndonjëherë (dhe, anasjelltas, 1912 solstik dimri ishte nata më e gjatë që ne kemi parë ndonjëherë)./EXIT