Një trend mjaft i çuditshëm ka pushtuar rrjetin kohët e fundit. “Smalti i ngjyrosur” është kthyer kohët e fundit në një trend që po përqafohet nga të gjithë por në shumicën e tyre duhet theksuar se janë vajza. Silverstein kohët e fundit nxorri në treg trendin më të ri atë të smaltit të ngjyrosur.
Në një intervistë ai tha se një dukuri e tillë do të pëlqehet aq shumë dhe do të praktikohet njëlloj me tatuazhet. Është një metodë që patjetër nuk përdoret në përditshmëri por mund të përdoret në shumë festa dhe festivale. Patjetër që dhe shërbimi e ka një kosto nga mbrapa, një kuti me ngjyrues për dhëmbët kushton 20 euro dhe ngjyrat që janë të disponueshme për momentin janë ngjyra blu, e verdhë, dhe jeshile.