Situata që “mbushi” kupën mes princeshës Diana dhe princit Charles, ja çfarë solli fundin e tyre

Kuriozitete

Princesha e bukur Diana që rrëmbeu zemrat e Anglisë, mbahet mend edhe sot për portretin melankolik që vinte nga zemra e thyer e një dashurie të pakthyer, atë me princin Charles. Edhe sot, vite pas vdekjes së Dianës dhe pas martesës aq shumë të kundërshtuar të princit të Anglisë me Camila Parker Bowels, ende vazhdojnë historitë për ish-çiftin mbretëror dhe duket se kohë pas kohe del në dritë një pjesë e re, për të bërë më të qartë historinë që akoma mbart të panjohura.

Këtë herë është ish-roja i Dianës, Ken Wharfe që tregon detaje rreth historisë që mesa duket është ajo që i solli fundin martesës aq të përfolur.

Ishte viti 1990 ku gjatë një lojë polo, Charles u dëmtua. Princi u shoqërua për në spital ndërkohë që Diana u nis më vonë për ta takuar. Kur arrin në spital ajo merr vesh që Charles priste Camilla-n për vizitë.

Ken Wharfe shprehet “Diana më tha me plot gojë që ky ishte momenti që i vuri kapakun. Ajo e kuptoi që përkujdesja dhe dashuria e saj nuk do të vlerësoheshin asnjëherë. Bashkëshorti i saj nuk kishte nevojë për të dhe këtë e kishte treguar edhe një herë tjetër, këtë herë në një mënyrë përfundimtare. Këtë herë gjithçka kishte marr fund.” Pas kësaj situate, princeshë Diana vendosi që t’ i jepte fund martesës së saj që mesa dukej ishte thjesht farsë, por fatkeqësisht për të, fati i rezervoi një fund të hidhur.