“Sisters Issue” – 83 vjeçarja në një intervistë të rrallë

Kuriozitete

egeegge.jpg

Princesha Lee Radzivill dha këtë muaj për Vanity Fair “Sisters Issue” një intervistë të rrallë. Në fillim ajo ishte fjalëpak për të afërmen e saj të famshme Jacqueline Kennedy, e njohur si Jackie.

“Ju lutem më thoni se kjo nuk do të jetë një artikull për mua dhe motrën time. Jam e lodhur me këtë temë, është sikur të ishim motra siemeze” – u shpreh 83 vjeçarja. Megjithatë, kësaj here ajo u tregua mjaft e hapur për marrëdhënien e saj të komplikuar me të motren Jackie.

Martesa e parë e Lee ishte me botuesin e librave Michael Temple Canfield, e cila përfundoi pas tradhëtisë së saj me aristokratin Stanislawë “Stas” Radziwill, me të cilin më pas u martua. Edhe pas kësaj martese të dytë, ajo u divorcua dhe nisi një marrëdhënie me baronin Aristotle Onasssis ndërkohë që motra e saj filloi jetën në Shtëpinë e Bardhë. Ajo solli ndërmend një intervistë ku e kishin pyetyr nëse do ta konsideronte një martese me baronin. Por do të ishte Jackie ajo që, vite më vonë, do të pranonte martesën me këtë milioner.

Lee gjithashtu, pranoi gjatë kësaj interviste se nuk ishte e thjeshtë të qënurit motra e Zonjës së Parë të vendit. “Ka pasur shumë gjëra që unë nuk mund t’i bëja ndërkohë që kunati im ishte president” – tha Lee. Ajo u tregua mjaft e sinqertë dhe tregoi se kur mori vesh lajmin se John F. Kennedy kishte vdekur, ajo mendoi “Më në fund, jam e lire”.

Pesë vjet pasi JFK kishte vdekur, u shpall se Jackie do të martohej me Onassis. Por këtë lajm, Lee nuk e mori vesh nga e motra. “Onassis më tha mua, madje mu lut që të isha e pranishme në dasmën e tyre” – tha Lee.

Sipas artikullit, Lee e kishte mbështetur shumë motrën e saj megjithatë pas kësaj martese të sajën, marrëdhënia e tyre nuk do të ishte më kurrë e njëjta. Jackie vdiq në vitin 1994. Ajo la para dhe dhurata për të gjithë të afërmit e saj, përfshirë edhe fëmijët e Lee. Por ajo nuk la asnjë kujtim për të motrën.