Sipas një studimi të kryer me rreth 1500 nëna dhe baballarë në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 31 përqind e prindërve ka pranuar se qendrimi në shtëpi me fëmijët, ishte një nga gjërat më stresante të mundshme. Sipas 55 përqind të të anketuarve, rritja e një fëmije është një nga detyrat më stresante që mund të ketë. Një tjetër fakt interesant janë rrjetet socoale, sipas 71 përqind të prindërve, këto të fundit e kthejnë prindërimin në konkurrencë. Në këtë rast gjithësecili mundet t’i mësojë çdokujt se si të rrisë fëmijën e tij.