Vënia e një maske fytyre në publik (sidomos kur distancimi social nuk është i mundur) mund të ndihmojë në zvogëlimin e përhapjes së Covid-19, por jo të gjitha maskat janë të barabarta. Disa maska ??janë më të efektshme se të tjerat në bllokimin e pikave virale kur kolliteni, teshtini, flisni ose merrni frymë.
Në një studim nga Universiteti Duke, studiuesit renditën 14 lloje maskash – nga frymëmarrja e gradës mjekësore N95 te maskat e bëra vetë , dhe treguan funksionin e të gjithave. Duke pasur parasysh se sa serioz mund të jetë koronavirusi, shumë njerëz duan të dinë më shumë rreth maskave më të mira dhe më të këqija të fytyrës.
Kjo maskë mban vendin e parë si me funksionalja: Maska e gradës N95 ishte më efektive në bllokimin e grimcave në studim. Respiratorët N95 dihet që filtrojnë të paktën 95 përqind të grimcave të ajrit.
Maskat e bëra prej cope: Në vendin e dytë janë maskat pambuku me dy shtresa dhe ato të bëra me një pëlhurë tjetër të njohur si polipropilen, e cila zakonisht përdoret si filtër në maskat e fytyrës. Të dy zvogëluan sasinë e spërkatjes nga të folurit normal dhe ishin po aq efektive sa maskat standarde kirurgjikale, tregoi studimi.
I fundit më pak efektiv është shalli që vendoset në vendin e maskës: Më pak efektive në studimin Dukës ishin bandanat, maska e thurur dhe shalli. Rezultati i studimit duket se tregoi se shalli në fytyrë është njësoj si të mos kesh asgje të vendosur.