Një ndër aksesorët më identifikues të mbretëreshës së Anglisë Elisabeth, është padiskutim çanta e saj e dorës. Në daljet e saj publike ajo shfaqet gjithmonë e kuruar, por elementi që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen janë çantat në ngjyra të ndryshme. Një aksesor që thuhet se e ka patur qejf që e vogël, këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e vitit 1933 kur mbretëresha pozonte në moshën 7-vjeçare me një çantë në dorë.
Por mesa duket çanta nuk është thjesht një aksesor që plotëson stilin mbretëror, pas saj fshihet një kod komunikimi jo-verbal mes saj dhe vartësve. Sipas historianit mbretëror, Hugo Vickers, mbretëresha e përdor çantën për të dërguar sinjale sekrete stafit duke u treguar se është gati t’i japë fund një bisede. Kur ajo kalon çantën nga njëra dorë në tjetrën do të thotë se bisedës i ka ardhur fundi. Kur ajo vendos çantën mbi tavolinë do të thotë se ka ndërmend të largohet nga eventi ku po merr pjesë. Gjithashtu, në takime zyrtare në kështjellën e Buckingham, ajo ka një telekomandë të vogël për t’i thënë stafit që të hapë dyert dhe të shoqërojë të ftuarit.
Unaza e mbretëreshës ka tërhequr po ashtu vëmendjen e shumë kureshtarëve, rrotullimi i saj ose kalimi nga një dorë në tjetrën, është një shenjë për t’u tërhequr nga një bisedë.
Mbretëresha nuk është e vetmja që çantën e dorës e ka më shumë se një aksesor për të kompletuar veshjen, të njëjtën gjë bën dhe Dukesha e Cambridge.