Si t’i dalloni personat xhelozë që ju kanë zili dhe i keni në krah

Kuriozitete

Është shumë e rëndësishme të njihni njerëzit që keni pranë vetes. Përveç atyre që gëzohen kur ju ndodh diçka e bukur, ka të tjerë që ju kanë zili. Ne do t’ju ndihmojmë të njihni pikërisht këta persona, që kanë karakteristika si më poshtë:

1. Bëjnë komplimente të pasinqerta, duke e vënë theksin se arritjet janë jo për shkakun tuaj.

2. Ju shmangen kur ju keni sukses, në festimet apo arritjet tuaja

3. Ju demoralizojnë dhe mundohen t’jua ulin vlerat.

4. Ankohen vazhdimisht dhe nuk janë asnjëherë të kënaqur me çfarë kanë.

5. Mburren për veten e vet para jush dhe të tjerëve.

6. Bëjnë thashetheme për njerëzit që i rrethojnë dhe fusin negativitetin në ambientet shoqërore.

7. Prishin lumturinë tek të tjerët duke thurur lloj-lloj planesh për të prishur harmoninë në jetën e të tjerëve.

8. Marrin hak në mënyrë tepër të ulët e të shëmtuar.