Si të sillemi në rrjetet sociale në mënyrë që të tjerët të na pëlqejnë

Kuriozitete

3242342

Kujtoni gjithmonë këtë fjalë: netiquette. Shumë prej jush mund ta njohin prej kohësh, ndërsa për disa të tjerë nuk është familjare. Netiquette është edukata e mirë në rrjet ose internet dhe mbi të gjitha gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. Çdo gjë që shkruajmë në mediat apo hapësirat tona sociale, ose mënyra se si e themi flet shumë për ne dhe nuk duhet harruar që dhe në internet eleganca dhe mirësjellja nuk janë fakultative. Mos harroni që mediat sociale kanë një fuqi të jashtëzakonshme, kështu që përpara se të shkruani gjënë e parë që ju vjen në mëndje, mendojeni më mirë sepse asgjë nuk fshihet. Shkruani vetëm mbi ato çështje mbi të cilat keni vërtetë njohuri, sepse rrjeti është i mbushur me njerëz të cilët dinë çdo gjë mbi gjithçka, e nëse shkruani gjëra që nuk kanë sens atëherë dhe kredibiliteti juaj nuk do të ketë përmirësime. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë të dashurin “bonsens” . Kjo do të thotë që duhet të komentojmë me zë të ulët, pra duke evituar ato postime me gërma kapitale, me shumë pika e presje që na bëjnë të dukemi sikur jemi në pazar. Një komunikim i një profili të ulët, por dhe në përditshmërinë tonë, bisedat me zë të ulët do të na bëjnë mirë dhe në web por dhe në jetën reale.

Rrjetet sociale janë një mjet shumë i madh kominukimi, mos e harroni kurrë.

Rrjetet sociale dhe bon ton
1. Shkruani vetëm mbi ato çështje mbi të cilat keni vërtetë njohuri, do të jeni më të besuëshëm.
2. Komentoni me zë të ulët ose me gërma të vogla të shtypit.
3. Ndërveproni por pa ekzagjeruar: mos bezdisni njerëzit