Si të bëni një selfie perfekt? Ja aplikacioni që keni ëndërruar gjithmonë

Kuriozitete

selfieapp

Rrjetet sociale na kanë bërë të gjithëve gjithnjë e më shumë të varur ndaj fotografive. Nëse keni qenë diku dhe nuk keni bërë disa shkrepje të bukura, më mirë të mos kishin shkuar fare! E vërtetë apo jo, shumica e të apasionuarve pas fotove dhe rrjeteve sociale shprehen kështu. Por jo gjithmonë arrijmë të dalim në një fotografi ashtu siç do të donim. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë fakt, Universiteti i WaterLoo ka realizuar një aplikacion të ri i cili nuk ka as filtra e as veçori të tjera për të përmirësuar foton. Ky aplikacion është thjeshtë një këshillues shumë i mirë. Ai na tregon se si duhet ta lëvizim kokën duke mbajtur parasysh ndriçimin, pozicionin e fytyrës dhe madhësinë e saj. Algoritmi i këtij programi ka në qendër disa modele fytyrash dhe sa herë që ju bëni një selfie nëpërmjet tij, ai ju tregon sa pikë keni marrë për tre veçoritë e lartpërmendura.